SA VITE PUNË DUHET PËR TË BLERË NJË SHTËPI NEPËR BOTË?

????SA VITE PUNË DUHET PËR TË BLERË NJË SHTËPI NEPËR BOTË? (Kuriozitet)

????Në Paris, një familje i duhen 16.4 vite, në Vjenë 12.9 vite. Në Nju Jork duhen 10 vite, në Cyrih 10.1, në Milano 17.8 vite

????Një banesë në Prishtinë apo Tiranë kushton 60 – 100 mijë euro, dhe duke pasur parasysh të ardhurat e ulëta, duhet një kohë shumë e gjatë për t’u bërë pronar i tij, në krahasim me një apartament në Vjenë, Paris, Nju Jork, Milano, Firencë, Lisbonë, Barcelonë, Stamboll, Gjeneve etj, shkruan ‘monitor’.

????Sipas këtij indeksi në kryeqytetin shqiptar duhen 18.3 vite të ardhura për të blerë një banesë, ndërsa në Paris, një familjeje i duhen 16.4 vite, në Vjenë 12.9 vite. Në Nju Jork duhen 10 vite, në Cyrih 10.1, në Milano 17.8 vite. Në Barcelonë mjaftojnë 13.1 vite.

????Rritja e çmimeve të shtëpive me ritme shumë më të shpejta sesa e të ardhurave ka bërë që të bëhet gjithnjë e më e vështirë të blesh një apartament (në krahasim me 10 vjet më parë çmimet janë dyfishuar).

????Më i shtrenjti në rajon është Serbia, ku duhen më shumë se 22 vite për t’u bërë pronar shtëpie. Në rajon, qyteti ku familjeve u duhet më pak vite të ardhura për të blerë një apartament është Sarajeva, me 13.3 vite. Në Shkup ky tregues është 15.1. Në Athinë, ku çmimet kanë rënë ndjeshëm që pas krizës që rrezikoi daljen e vendit nga euro, duhen rreth 10 vjet për të blerë një shtëpi.

????Në Evropë, më të shtrenjtë sesa Tirana janë vetëm tre qytete: Roma, Beogradi, Londra. Më i shtrenjti është Londra, ku do të duheshin 24 vite të ardhura për të blerë një apartament.

????Qyteti më i shtrenjtë në botë për të blerë një apartament është Hong Kongu, ky do të duhej gati gjysma e jetës (38 vjet) për t’u bërë pronar. /mdmrealestate

Compare listings

Compare