Rreth Kompanisë

Kompania “MDM Real Estate” sh.p.k është një entitet biznesor i cili fushë të targetit të veprimtarisë së tij ka ofrimin e shërbimit të vlerësimit të pronave të paluajtshme dhe të luajtshme. Themeluar në vitin 2018 si kompani e specializuar ekskluzivisht për vlerësimin e pronave, ne  kemi arritur që t’u ofrojmë shërbime disa nga institucioneve të rëndësishme shtetërore, institucioneve bankare, kompani të sigurimeve, noterë, përmbarues, biznese dhe shumë klientë privat. “MDM REAL ESTATE” në përbërje të saj ka një staf profesional me një eksperiencë shumë të madhe në fushën e vlerësimit të pronave, ku vlerësuesit e kompanisë kanë kryer mbi 5,000 vlerësime të pronave të paluajtshme në gjithë Kosovën dhe mbi 10,000 aseteve – vlerësime të pronave të luajtshme, duke filluar nga pronat më pak të ndërlikuara e deri tek pronat dhe objektet më më rëndësi dhe me kompleksitet të theksuar.

Poashtu, bazuar në rezultatet e shumta në ndërmjetësimin e transaksioneve milionëshe të shitblerjeve dhe investimeve ne ofrojmë edhe shërbimin e ndërmjetësimit në shitblerje apo qeradhënie të pronës tuaj. Në të ardhmën e afërt pritet që kompanisë sonë t’i shtohen edhe veprimtari tjera që lidhen me zhvillimin e patundshmërive.

Duke poseduar përgatitjen profesionale, kualifikimet e duhura dhe eksperiencën disa vjeçare, besojmë se ekipi ynë do t’iu ofrojë shërbimin e duhur gjithë bashkepuntorëve dhe partnerëve tanë duke u bazuar ne tri shtylla: profesionalizëm, besim dhe korrektësi.

Për të kontaktuar direkt me Mendimin dhe për të parë eksperiencën e tij, klikoni në butonin më poshtë:

Pse të na zgjedhni ne?

Nuk keni nevojë të kërkoni eksperiencë shtesë! 
Ne kemi qenë shumë aktivë në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme për një periudhë të konsiderueshme kohore. Ne kemi një përvojë në vlerësimin e një numri shumë të madh të llojeve të pasurive të patundshme dhe çdo lloj vlerësimi të saj. Shërbimeve tona i besojnë institucionet bankare, kompanitë  e sigurimeve, noterët, përmbaruesit, disa nga bizneset më të mëdha në Kosovë dhe mijëra klientë privat.

Ne mirëpresim pyetjet dhe angazhimin e juaj!  
Menjëherë pasi të na kontaktoni, do të vini re se si qasja jonë ndaj procesit është e ndryshme. Ne e dimë që komunikimi është një komponent integral dhe shumë i rendësishëm i procesit të vlerësimit. Kur të bisedoni me ne, ne do të marrim kohën për t’ju informuar, edukuar dhe përfshirë edhe juve në proces. Ne mirëpresim kontributin dhe informatat e juaja. Kjo mund të përfshijë të dhënat e tregut për t’u marrë parasysh në analizë; transaksionet e fundit në zonë, një listë e përmirësimeve të bëra në pronë gjatë afatit tuaj të pronësisë; dhe çdo element tjetër që e bën një pronë unike. 

Ne e kuptojmë procesin. 
Ne e kuptojmë që zakonisht merren vendime të rëndësishme të cilat ndikohen nga raporti i vlerësimit që ne e kryejmë. Duke ditur këtë fakt,  që vlerat që japim ne, ndikojnë direkt tek klientët tanë, balancimi për gjithë akterët dhe grupet e interesit me vlera të sakta na lejon të ju ndihmojmë të ecim përpara.

 

0 +
Raporte vlerësimi
0 +
Asete të vlerësuara
50000 +
Vlera e pronave të vlerësuara

Compare listings

Compare