Si kompani me ekspertë të fushës, vlerësues të licencuar nga Ministria e Financave e Republikës se Kosovës, ne jemi të specializuar për vlerësimin e gjitha tipeve të pronave.
Tipet e pronave më të shpeshta që vleresohen janë: Shtëpi, Banesa, Toka ndërtimore dhe bujqësore. Disa nga vlerësimet më të vështira për të vlerësuar janë “pronat e specializuara” që janë: Hotelet, Stacione Derivatesh, Salla ekspozite, Depo, Halla prodhimi, Qendra Tregtare, Komplekse Industriale, Ndërtesa Administrative, Shkolla, Spitale dhe gjitha llojet tjera të pronave të paluajtshme. Për kryerjen e këtyre vlerësimeve dhe për të ardhur tek vlera reale e pronës duhet një qasje tjetër vlerësimi nga metodat tradicionale që zakonisht përdoren. Përvoja jonë e gjatë na lejon të ofrojmë aftësinë dhe besimin për të kryer me kompetencë të plotë këto vlerësime të ndërlikuara.
Ajo çka na dallon nga te tjeret është se vlerësimi i pronës së juaj kryhet në metodën më të përshtatshme për të ardhur tek vlera më reale për pronën e juaj, dhe vlera që tregon më së miri potencialin dhe shfrytëzimin më të mirë dhe më të lartë të saj.
Ne kemi kryer vlerësime për qëllime të vlerës se lirë të tregut, vlerësime për kolateral bankar, qëllime blerje dhe shitje të pronës, raportime financiare, qëllime sigurimi të pronës, ndarje të pasurisë, divorci, ankesa për tatim në pronë, vlerë e drejtë e pronës, qëllime investimi, qëllime ndërtimi me vetë-financim dhe me përqindje nga investitori për pronarë të tokave.
Ne përfaqësojmë një nga kompanitë më të besueshme dhe më profesionale për ofrimin e shërbimeve të vlerësimit të pronave në Kosovë. Klientët dhe partnerët tanë kanë një besim të madh në shërbimet tona që është një që është një dëshmi e profesionalizmit dhe aftësisë sonë për të siguruar vlerësime shumë të sakta për një kohë të shpejtë. Ne e kuptojmë se vlerat me të cilat arrijmë ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen financiare të klientëve tanë. Ne punojmë me zell për të identifikuar karakteristikat unike të tregut, për të vlerësuar të gjitha aspektet individuale të një prone, dhe më e rëndësishmja – vlerësojmë kontributin e secilit klient.
Të mbështetur nga të dhëna shumë relevante të tregut dhe hulumtimin e hollësishëm per pronat, ne ofrojmë një raport gjithëpërfshirës i cili pasqyron një pamje realiste dhe të besueshme të vlerës së pronës suaj.
Ne si pronarë të pasurive, e dimë se një raport vlerësimi i përgatitur mirë është gurthemeli i një investimi.
Kompania jonë ofron vlerësimin e pronave të luajtshme në mënyrë profesionale, me përvojë disa vjeçare dhe mijëra asete të vlerësuara. Vlerësimi i aseteve kryesisht bëhet për nevoja hipotekare – kolateral për bankë, për përcaktim të vlerës së tregut në rast shitjeje apo blerje të asetit, për nevoja të noterit apo përmbaruesit, për nevoja të biznesit, ndarje pasurie dhe shumë përdorime të tjera. Vlerësimi i pronave të luajtshme përfshin mjetet motorike, linjat e prodhimit dhe përpunimit, paisje ndërtimi, paisje bujqësore, panele solare dhe gjitha llojet e makinerive të tjera varësisht nga kërkesa e klientit.
Të mbështetur nga të dhëna shumë relevante të tregut dhe hulumtimin e hollësishëm per asetin e juaj, ne ofrojmë një raport gjithëpërfshirës i cili pasqyron një pamje realiste dhe të besueshme të vlerës së asetit të juaj. Ekipi i Vlerësimeve të kompanisë ka të gjitha informacionet përkatëse në dispozicion të tij për t’ju dhënë një vlerë të saktë për pasurinë tuaj, pa marrë parasysh sa e pazakontë. Të ofruara në përputhje me standardet, shërbimet tona admirohen për origjinalitetin dhe besueshmërinë e tyre. Ne besojmë në praktikat më të mira.
Databaza e kompanisë sonë përfshin mijëra oferta të tregut dhe transaksione të realizuara. Ne mund të sigurojmë qasje në këtë bazë të dhënash dhe të përgatisim një gamë të gjerë të analizave të bëra bazuar në kërkesa, për të mbështetur vendimmarrjen me informata të besueshme; siç janë analiza e likuiditetit, raportet e praktikës së tregut për temat e zgjedhura dhe raporte të segmenteve për rajonin gjeografik të zgjedhur dhe llojet e pasurive.
Ekipi ynë profesional me eksperiencë të gjatë dhe pjesmarrës në shumë transaksione shitblerjeje, do t’u ndihmojë dhe do t’iu japë këshilla profesionale për shitjen apo blerjen e pronës që ju dëshironi. Poashtu, ne do t’iu ndihmojmë qe të bëni investimet më të mira në patundshmëri me rrezik sa më të vogël dhe kthim në investim sa më të lartë.
Tarifa e ndërmjetësimit nga kompania jonë është 3% deri 5% e vlerës se shitjes se pronës, varësisht nga tipi i pronës.
Për investitorët dhe zhvilluesit e patundshmërive
Ekipi ynë gjithëpërfshirës drejton dhe përcjell investitorët dhe zhvilluesit në të gjitha fazat e investimeve. Ne ofrojmë qasje në të dhënat e inteligjencës së tregut dhe, sipas kërkesës, ekipi ynë i hulumtimit të tregut harton në mënyrë të detajuar segmentet e zgjedhura të tregut të pasurive të patundshme në zonën e kërkuar. Ekipi ynë i shitjeve mbështetet nga ekspertiza e vlerësuesve tanë dhe studimet tona të fizibilitetit, analiza më e lartë dhe përdorimi më i mirë, raportet e kujdesit të duhur ligjor dhe teknik ofrojnë bazën për vendimin e arsyeshëm të blerjes.
Please enter your username or email address. You will receive a link to create a new password via email.